Për çdo informatë
çdo ditë 8:00-20:00

Hyrja / MY BOOKING:

Agjencionet - Emri Juaj përdorues,
Klienti - Emaili Juaj:
Shifra sekrete:
 

Për ne - Kosova Reisen

 
 
E regjistruar më 18 dhjetor 1989 me emrin Kosova Reisen AG, kurorëzim i rezultateve të punës së frytshme shumëvjeçare të zotit Rexhep Sadrija në Zvicër, biznes privat familjar.
I vyeshëm dhe këmbëngulës në parimet e veta, parime të kultivuara dhe të trashëguara nga një familje bujare dukagjinase.
Vetëm puna e pandërprerë dhe e ndershme ishte dhe është çelës i suksesit të themeluesit, zotit Rexhep Sadrija.
Ai punoi punë të zakonshme dhe të rënda, ato që bëjnë shumica e mërgimtarëve, për vite të tëra. Por, i bindur në aftësitë e veta, me një vullnet për punë dhe jetë më të mirë, ai kërkon rrugën e suksesit.
Duke parë lëvizjet e shpeshta të mërgimtarëve tanë në relacionin Zvicër – Kosovë, zotëri Sadrija i përkushtohet profesionit të agjentit turistik.
Punon vite me radhë dhe krijon eksperiencën e duhur si punëtorë turistik në agjencinë e mirënjohur WASTEELS Reisen AG në Cyrih.
Me themelimin e biznesit të tij në qendër të metropolit zviceran, duke investuar çdo para të fituar me djersë, zoti Rexhep Sadrija, krijon një ndër agjencitë turistike më moderne në Cyrih.
Me një staf të rinjsh kosovarë, të përzgjedhur me kujdes, duke u mbështetur në përvojën dhe parimet moderne zvicerane mbi punën, humanitetin dhe prosperitetin, shumë shpejt, Kosova Reisen bëhet simbol suksesi për mërgatën shqiptare në Zvicër.
Të njëjtin vit, Kosova Reisen AG hap përfaqësitë e veta në Gjakovë e në Prishtinë për të vazhduar edhe me përfaqësitë në Pejë, Prizren e më tej.
 

Ofertat

  • Prishtinë - Zurich 349 € duke filluar nga:  
  • Zurich - Prishtinë 99€ duke filluar nga:  
  • Prishtinë - Geneva 99 € duke filluar nga:  
  • Geneva - Prishtinë 349 € duke filluar nga:  
Shiko të gjitha ofertat
 
 
 
© copy 2010  www.kosovareisen.com | AGB  |  Kontakt  |  Impressum  |  booking system made by webkos
Ju lutem e përdorni Browserin-Programin Firefox ma të madh se vers. 3 ose Internet exploret ma te madh se 7, dhe sigurohuni se funksionon tek ju JavaScript